Hajredin Kuçi zgjidh “ngërçin” me Maqedoninë
PRISHTINE- Prishtina dhe Shkupi zgjidhën sot mosmarrveshjet tregtare që ishin krijuar kohët e fundit. Tashmë që nga nesër, lëvizja në kufi është e lirë për qytetarët e të dyja vendeve.
Lajmi u konfirmua nga zv.kryeministri Hajredin Kuçi, i cili sot ka zhvilloi i cili sot ka zhvilluar konsultime dhe komunikime intensive me Shkupin zyrtar për të gjetur zgjidhje lidhur me heqjen e embargos nga pala kosovare ndaj prodhimeve të Maqedonisë, ndërsa nga ana tjetër të hiqen taksat hyrëse për qytetarët e Kosovës, që ishin aplikuar si kundërpërgjigje nga pala e Shkupit.
Driton Lajçi, këshilltar i zëvendëskryeministrit Kuçi ka thënë për Gazetën Express se ende nuk ka marrëveshje klasike, por ka pajtim që gjendja të kthehet në pikën zero, ashtu qysh ka qenë para se të merreshin vendimet për bllokimin e mallrave dhe njerëzve nga të dy shtetet.
"Marrëveshje në formë klasike nuk ka. Po marrëveshje që situata të kthehet në pikën zero siç ka qenë para bllokadës", ka thënë Lajçi, duke shtuar se nëse gjithçka shkon sipas planit, atëherë gjatë ditës pritet që të dyja Qeveritë të dalin me komunikata zyrtare nga kabinetet e Kryeministrave.
(m.s/BalkanWeb) Lidhje te tjera ‘Përplasja’ Kosovë-Maqedoni, Kuci viziton sot Shkupin