E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres plagoset oficeri i krimeve

Një oficer krimesh në Durrës ka mbetur i plagosur lehtë nga dy persona ende të paidentifikuar. Policia raporton se ngjarja ka ndodhur ne lagjen nr 14 ne Shkozet, gjate kohës qe Kujtim Vreka me detyre oficer krimesh po  kthehej nga shërbimi për ne banese, kur  ka  konstatuar dy persona qe po vidhnin ne dyqanin e tij. Sipas policisë dy grabitësit janë larguar duke hedhur çantën me produkte te vjedhura dhe njeri prej tyre ka qëlluar me një tulle ne fytyre oficerin e krimeve duke i shkaktuar dëmtime ne hunde.  Lidhur me këtë ngjarje po punohet për identifikimin e autoreve, ndërsa  i dëmtuari ndodhet nen trajtim mjekësor ne spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›