Durrës, polici i vendos gjobëshoferi i mjetit shtyp patrullën
DURRËS - Gjobitet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe më pas aksidenton policin e qarkullimit rrugor. Kështu ka mbetur i plagosur inspektori i qarkullimit rrugor Arben Luci, i cili gjatë përplasjes ka pësuar fraktura në trup dhe kokë. Kjo është ngjarja e rëndë që ka ndodhur në postbllokun e Urës së Dajlanit në Durrës. Një patrullë policie rrugore dhe forcash speciale te Ura e Dajlanit në Durrës ka rënë prehë e një sulmi nga një makinë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18.30 të pasdites së djeshme, kur Ledion Kadilli ka sulmuar patrullën e policisë, me makinën e tij "Benz S Class". Burime nga policia e Durrësit bënë të ditur, se patrulla e ka ndaluar autoveturën e të riut nga Durrësi dhe për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit, i kanë vendosur një gjobë. Mes disa debateve, Kadilli është larguar nga postblloku i ngritur pranë Urës së Dajlanit për t'u kthyer pak metra më tutje dhe me shpejtësi të madhe, i është drejtuar postbllokut, me qëllim që t'i përplaste.
Në këtë moment, efektivët e forcave speciale dhe rrugorët, kanë parë makinën që e kishin gjobitur pak çaste më parë, teksa u drejtohej atyre me shpejtësi të madhe. Njëri prej policëve është plagosur, ndërsa më pas drejtuesi i automjetit Ledion Kadilli është larguar menjëherë nga vendngjarja në drejtim të Shijakut. Po sipas policisë, efektivi i Qarkullimit, Arben Luci, ka pësuar fraktura në trup dhe kokë, ndërsa kolegët e kanë nisur menjëherë drejt urgjencës së spitalit të Durrësit.
Megjithëse ka shumë plagë, ai është jashtë rrezikut për jetën dhe ka pohuar se është aksidentuar qëllimisht, nga shtetasi Lendjon Kadilli, pasi e ka gjobitur për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Ndërsa dhjetra forca policie janë vënë në ndjekje të Ledion Kadillit, por kanë mundur të ndalojnë vetëm vëllain e tij.
Lajmi u përditësua
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 19.07.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)