E Shtunë, 31 Tetor 2026

Empoli lëshon në ofertë, Elseid Hysaj më pranë Lacios

Elseid Hysaj është një hap larg Lacios. Mbrojtësi 19-vjeçar i Kombëtares shqiptare, që është në pronësi të Empolit, mund të transferohet në skuadrën bardhekaltër për vetëm tre milionë euro. Klubi toskan ka ulur pretendimet dhe tashmë shoqëria e drejtuar nga Lotito dhe Tare mund të mbyllë këtë goditje që do të sistemojë përfundimisht krahun e djathtë. Transferimi i Hysajt te Lacio do ta "shqiptarizonte" akoma më shumë skuadrën kryeqytetase, që deri më tani ka në përbërje 4 shqiptarë. 
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›