E Martë, 3 Nëntor 2026

Durrës, polici po ecte në vija të bardha, goditet nga një makinë përpara Drejtorisë Vendore

Një shtetas që dyshohet se drejtonte makinën në gjendje të dehur, ka shkaktuar një aksident mbrëmjen e së enjtes në Durrës. I aksidentuari ka qenë një punonjës policie, i cili në momentin që ndodhi ngjarja ka qenë duke ecur në vijat e bardha të rrugës, përpara Drejtorisë Vendore të Policisë.

Drejtuesi i mjetit mësohet se ka qenë shtetasi Antonio Frroku, ndërsa polici i aksidentuar, Mariglen Allka. 

“Rreth orës 18:35, në lagjen nr. 8, përpara ambienteve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, automjeti me drejtues shtetasin A. F., ka përplasur shtetasin M. A. punonjës policie në Komisariatin e Policisë Durrës, i cili ishte duke kaluar në vijat e bardha për këmbësorët. Punonjësi i Policisë, shtetasi M. A. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërkaq, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. F. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme”., thuhet në njoftimin e policisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›