E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, policia arreston të dënuarin me 14 vite burg në Itali

Arrestimi i tij është bërë në një lokal në Durrës. Sipas burimeve të policisë, Bardhi është dënuar në mungesë nga gjykata italiane, me 14 vjet burg, nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve dhe për krijimin e organizatave kriminale. 

DURRES- Policia e Durrësit ka arritur të vërë në pranga 32 vjecarin Elton Bardhi i cili është shpallur person në kërkim nga policia Italiane. Sipas burimeve të policisë, Bardhi është dënuar në mungesë nga gjykata italiane, me 14 vjet burg, nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve dhe për krijimin e organizatave kriminale.
Mësohet se policia e Durrësit ka qenë në kërkim të vazhdueshëm të të dënuarit, por vetëm sot ka mundur të përmbyllë operacionin për arrestimin e tij. Ndalimi është bërë në një lokal në qytetin bregdetar, ndërkohë që bëhet e ditur se Bardhi nuk ka bërë rezistencë gjatë momentit të arrestimit.
Ndërkaq, burime nga policia e Durrësit kanë bërë publik faktin se i ndaluari do të kryejë dënimin e tij në Shqipëri.
(e.n/a.r/Balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›