Durres pranga 13 kontrolloreve teknike

Një operacion policor i organizuar nga Task Forca pranë prokurorisë së Durrësit ka çuar në ndalimin e 13 shtetasve, të gjithë punonjës të Kontrollit Teknik të Automjeteve.
Akuza e ngritur ndaj tyre është ajo e korrupsionit pasiv në sektorin privat. Inspektorët e kompanisë konçensionare “SGS Automotive Albania” janë prangosur nga forcat e RENEA-s dhe ato të policisë së Durrësit, mbi bazën e provave të siguruara nga një hetim i strukturës së Task Forcës.
Pavarësisht arrestimit të 4 punonjësve të tjerë të Qendrës së Kontrollit Teknik në Durrës në janar të vitit 2010, aktet korruptive në këtë qendër nuk kanë reshtur.
Kushdo në Durrës e di se që të kryesh kolaudimin vjetor të automjetit pa probleme, pavarësisht gjendjes reale të mjetit, duhet të vendosë “gjobën” brenda në kroskotin e makinës, në të kundërt nuk e kalon testimin.
Gjatë hetimeve ka rezultuar se të ndaluarit u kanë marrë në mënyrë të paligjshme para qytetarëve për kontrollin teknik të automjeteve gjatë punës në Sektorin te Kolaudimeve në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor të Durrësit.
Mes personave të cilët janë ndaluar thuhet se ka dhe drejtues të Qendrës së Kontrollit Teknik që ndodhet në Shkozet të Durrësit.