E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusia Masakra ne Siri edhe rebelet fajtore

Kryengritësit në Siri janë pjesërisht përgjegjës për masakrimin e më shumë se 100 personave në qytetin e Houlës, deklaroi Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.

Lavrov, qeveria e të cilit është një aleate e regjimit sirian, deklaroi se disa prej viktimave ishin vrarë në distancë të afërt në lagjet e kontrolluara prej rebelëve.

Organizata e Kombeve të Bashkuara fajëson vetëm Damaskun zyrtar për vrasjen e më shumë se 100 personave, mbi 30 prej të cilëve fëmijë, duke theksuar se artileria e forcave qeveritare ishte e përfshirë në bombardimin e qytetit.

Ndërkohë, negociatori i OKB-së për paren, Kofi Annan, mbërriti Siria Plan amerikan për SirinëSiri, autoritetet mohojnë përgjegjësinë për masakrënSiri, vëzhguesit e OKB konfirmojnë masakrën në Damask për bisedime në lidhje me zbatimin e planit të paqes për të cilin është arritur një marrëveshje më parë.

Ai kërkoi që çdo njeri i armatosur të ulë armët për të mirën e të gjithëve. “Kriza siriane ka mbërritur në një moment me të vërtetë kritik”, deklaroi Annan, pak pas mbërritjes së tij në vend. “Personalisht, jam i shokuar dhe i tmerruar nga ajo që ndodhi në Houla”.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kolegun e tij britanik, William Hague, Lavrov theksoi nga Moska se “jemi duke u përballur me një situatë në të cilën duket se të dyja palët kanë fajin e tyre për vazhdimin e konfliktit”.

Aktualisht, situata në Siri duket se është përfshirë në një ngërç të pazgjidhshëm, pasi mundësia e një ndërhyrje ushtarake ndaj regjimit të Assad kundërshtohet ashpër nga Rusia dhe Kina, ndërsa largimi i tij përballë presionit në rritje duket se nuk ka gjasa që të ndodhë.

Plani i paqes, i firmosur nga të dyja palët në datën 12 prill nuk është zbatuar thuajse asnjë ditë. Ai parashikon:

1) Proces politik për të adresuar aspiratat dhe shqetësimet e popullit sirian
2) Fundin e dhunës së armatosur në të gjitha format, nga të gjitha palët, për të mbrojtur civilët
3) Të gjitha palët të garantojnë kushtet për ndihmën humanitare në të gjithë zonat e prekura nga konflikti
4) Autoritetet të intensifikojnë ritmin dhe shkallën e lirimit të personave që janë burgosur në mënyrë arbitrare
5) Autoritetet të garantojnë lirinë e lëvizjes në të gjithë vendin për gazetarët
6) Autoritetet të respektojnë lirinë e grumbullimeve dhe të drejtën për të protestuar në mënyrë paqësore.

Sipas të dhënave të besueshme të OKB-së, mbi 10 mijë persona janë vrarë që prej fillimit të protestave në mars 2011. Për aktivistët, viktimat janë 20 mijë, ndërsa për qeverinë, vetëm 3 838, midis të cilëve 1 345 ushtarë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›