E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres rrezikohet objekti romak

Instituti i Monumenteve jep alarmin për rrezikun e zhdukjes së një objekti të periudhës romake, të zbuluar gjatë hapjes së themeleve të të një pallati tek ish-Lulishtja “1 Maji” në Durrës. Kreu i këtij Instituti, Apolon Baçe ka reaguar ashpër dhe ka kërkuar ndërhyrjen urgjente të strukturave vendore. Gjatë gërmimit të themeleve për këtë pallat, Baçe thotë se është zbuluar një kuartall artizanësh i periudhës romake, i cili ka vlera të rralla, por për ruajtjen e këtyre zbulimeve nuk është bërë asgjë.

"Në pjesën që është pjesa kryesore, që është një lagje, artizanësh i kohës romake, unë do them që është një nga gjërat më të bukura tek ne. Kam propozuar që të ndërtohet në mënyrë të tillë që kati i parë të jetë i arkeologjisë. Të ngrihet në dysheme xhami, sic është bërë në mjaft qëndra të Italisë", tha Apollon Baçe.

Aktualisht Monumentet e Kulturës në Durrës administrohen nga drejtoria rajonale, e cila varet nga Drejtoria e Monumenteve dhe Trashëgimisë Kulturore në ministry. Ndërsa Instituti i Monumenteve të Kulturës është lënë jashtë këtij misioni.

Aleks Kalemasi    

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›