Durres sekuestrohen 50 kg droge ne port

Policia e Durrësit ka sekuestruar mëngjesin e sotëm në portin e qytetit një sasi lënde narkotike që do të eksportohej drejt Italisë.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave gjatë operacionit janë konfiskuar 50 kilogramë hashash, si dhe është arrestuar korrieri i drogës.
Burimet saktësojnë më tej se bëhet fjalë për shtetasin Gentian Turja, i cili e kishte fshehur lëndën narkotike në makinën me targë “WKK 425”.