Kelly Zbatoni ligjin mbeshtetni Prokurorine per hetim te paanshem

Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes prane misionit amerikan ne OSBE Ian Kelly ne nje interviste per Zerin e Amerikes ka theksuar se SHBA dhe ODIHR do te vijojne te ndjekin pergatitjet per zgjedhjet e 8 majit. Ai shprehu gatishmerine e tyre per te siguruar nje proces zgjedhor te lire te drejte dhe te besueshem.
Ne lidhje me situaten aktuale ne Shqiperi Kelly eshte shprehur se Te gjithe duhet ti permbahen Kushtetutes te zbatojne ligjin te respektojne institucionet e pavarura dhe te angazhohen ne menyre konstruktive dhe plotesisht ne procesin zgjedhor.
Diplomati amerikan ka folur edhe ne lidhje me ngjarjet e 21 janarit duke thekuar se komuniteti nderkombetar ka punuar intensivisht me te dy palet per nje atmosfere qe ti sherbeje dialogut normal politik. Provokimet perfshire edhe retoriken e ashper nuk u sherbejne interesave te Shqiperise tha ai.
Duke qendruar po ne kete pike Kelly tha se Hetimet e prokurores se Pergjithshme per ngjarjet e 21 janarit duhet te jene ne gjithanshme te thella dhe te besueshme. Shtetet e Bashkuara i kane bere thirrje qeverise shqiptare dhe Partise Socialiste te shprehin publikisht mbeshtetjen per autoritetin e prokurores se Pergjithshme per te kryer hetime te paanshme.