E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, sekuestrohen 800 kg marijuanë brenda trajlerit me tulla

Gazeta Shqip

Foto ilustruese

Policia e qytetit të Durrësit ka sekuestruar mbrëmjen e sotme rreth 800 kg kanabis sativa brenda një trajleri që po imbarkohej në portin e qytetit bregdetar.

Policia bën të ditur se sasia e madhe e lëndës narkotike u gjet gjatë kontrollit të ushtruar brenda një trajleri të ngarkuar me tulla, i cili drejtohej nga 40 vjeçari Armir Mehmeti, nga Durrësi.

Policia ka vënë në pranga drejtuesin mjetit, ndërsa ka nisur hetimet për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Sipas të dhënave të policisë, dyshohet se lënda narkotike që pritej të nisej me traget në Itali, do të përdorej për shpërndarje në zona të ndryshme të vendit fqinj.

13 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Durrës, sekuestrohen 800 kg marijuanë brenda trajlerit me tulla burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›