E Diel, 1 Nëntor 2026

Kthehej nga ceremonia mortore, vdes në aksident automobilistik prifti

Sarandë- Një prift në fshatin Mursi të Sarandës ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti automobilistik të ndodhur mbrëmjen e sotme.

Mësohet se ai është Spiro Papa, i cili po kthehej me makinën e tij nga një ceremoni varrimi në fshatin Sopik, por ka humbur kontrollin duke përplasur një makinë tjetër.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zhviluar hetime, pasi nuk dihen ende shkaqet e aksidentit.

/IDEA/

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›