E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, shpërthen automjeti 2 të vdekur dhe 1 i plagosur

DURRES - Një automjet ka shpërthyer në aksin Shijak-Durrës, rreth orës 12: 30 minuta.

Nga të dhënat e para të mbërritura në redaksi u informua se automjeti shpërtheu në mes kryqëzimit të 4 rrugëve të Shijakut dhe fshatit Rrashbull.

Shpërthimi ka qenë i fuqishëm sa makina tip benz ngjyrë e zezë me targa Dr 61 65 D është ndarë përgjysmë dhe një pjesë ka përfunduar në anën tjetër të rrugës (foto)

Pak minuta më policia konfirmoi se janë 2 viktima, ndërsa nga spitali i Durrësit u informua se ka mbërritur dhe një person i plagosur.

"Trupat e viktimave ndodhen ende në rrugë" - tregon korrespondenti Artur Korriku nga vendi i ngjarjes (ora 13:00)

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe dyshimet e para është se makina ka shpërthyer pas përplasjes me një bordurë.

Makina funksiononte me gaz, dhe nga përplasja mendohet se nga rrjedhja e gazit mund të ketë ndodhur shpërthimi. 

VIKTIMAT KUSHERINJ NGA FSHATI SALLMONE
Dyshohet viktima janë 2 të rinj nga fshati Sallmonë i  Shijakut, ndërsa i plagosur është drejtuesi i automjetit.
Njëri prej viktimave është Xhuliano Çyrbja, 17 vjeç ndërsa viktima tjetër është djali i xhaxhait  të tij.
 
(Foto:Makina e shperthyer)
vijon

Lajmi ne perditesim fillimisht u publikua në 12: 43
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›