E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, gjenden të braktisura 500 kg drogë, vinte nga Shqipëria

Të tjera rreth shkrimit /VIDEO CANDELARO - Rreth 500 kilogramë marijuanë janë sekuestruar nga policia dhe rojet bregdetare në një plazh në Candelaro, pranë zonës së Sipontos.

Në pamjet e operacionit që ka mundur të sigurojë “A1 Report”, duket se droga ishte ndarë në 50 pako, në sasi të barabarta. Paraprakisht mendohet se kjo ngarkesë ishte nisur nga Shqipëria dhe ishte braktisur për shkak të të pranisë së forcave të policisë në këtë zonë.

Vlera e shitjes me pakicë të dozave të drogës së sekuestruar, kap shifrën rreth 5 milionë euro. (Foto: Droga e sekuestruar)

Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›