E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, shpërthen automjeti, plagosen dy persona

Dy persona kanë mbetur të plagosur rënde teksa automjeti me të cilin udhëtonin ka shpërthyer papritur. Ngjarja ka ndodhur sot paradite pranë fshatit Kullë të Durrësit. Ekspertët ende nuk e kanë përcaktuar shkakun e ngjarjes. 

DURRES- Një automjet ka shpërthyer teksa lëvizte përgjatë rrugës Manëz-Sukth e për pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe mbesa e tij. Ngjarja ka ndodhur sot paradite pranë fshatit Kullë të Durrësit. Automjeti tip Audi me targë DR 65 73 E i cili drejtohej nga Klodian Hoxha 32 vjec teksa lëvizte në drejtim të Sukthit pa pritur ka pësuar një shpërthim të fuqishëm në motor e për pasojë ka përshkuar një trajektore rreth 300 m të gjatë duke përfunduar në një arë të mbjellë me jonxhë.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i automjetit dhe mbesa e tij 14 vjecare Xh.H, e cila ndodhej me të në automjet. Në ndihmë të tyre kanë shkuar banorë të zonës të cilët i kanë nxjerrë nga makina dhe i kanë dërguar në spitalin e rajonal të Durrësit. Sipas mjekëve që të dy kanë pësuar dëmtime dhe fraktura në gjymtyrët e poshtme dhe në pjesë të ndryshme të trupit por janë jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ka shkuar një grup hetimor të cilët për 3 orë kanë bllokuar rrugën nga të dyja anët dhe kanë kqyrur me imtësi vendngjarjen. Ekspertët ende nuk e kanë përcaktuar shkakun e ngjarjes i cili tronditi banorët e zonës. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›