Problemet me kartat, qytetarët apel: Rrezikojmë votën
E drejta e votës rrezikohet të mos përmbushet për shumë qytetarë, të cilët nuk kanë pasaportë dhe janë duke hasur probleme me aplikimet për kartat e identitetit. Qytetarë që kanë aplikuar në janar ende nuk e kanë tërhequr kartën.
TIRANE- Ndërkohë që po afron dita e zgjedhjeve, ende shumë qytetarë nuk kanë mundësi të ushtrojnë të drejtën e votës, për shkak se nuk kanë as kartën e identitetit dhe as pasaportë. Disa persona shkojnë për të aplikuar për kartën e identitetit por nuk lejohen ta bëjnë një gjë të tillë pasi emri i tyre figuron në listën e Ministrisë së Brendshme tek personat me pasaportë që nuk kanë të drejtë të aplikojnë në këtë kohë.
“Dje u paraqita në zyrën e aplikimit për kartën e identitetit , pasi pagova lekët dhe preva kuponin në postë shkova për të aplikuar por aty me thënë se unë dhe gruaja ime jemi të pajisur me pasaportë ndërkombëtare. Faktikisht unë kam aplikuar për pasaportë ndërkombëtare në vitin 1996, por afati më ka skaduar në vitin 2001, ndërsa gruaja nuk ka pasaportë por aktualisht listat thonë se ajo ka pasaportë” shprehet shtetasi Mysli Osmana.
E drejta e votës i rrezikohet edhe Enver Sulës i cili ka aplikuar në janar për kartën e identitetit, por ende nuk e ka marrë atë. “Dua një përgjigje për arsyen pse nuk më është bërë karta. Në zyrat e aplikimit paraqitem cdo javë por më thonë se është faji i firmës prodhuese të kartave” thotë Enveri.
Në deklaratat e saj për shtyp Ministria e Brendshme ka theksuar se procesi i aplikimit për kartat e identitetit po vazhdon pa probleme por janë qytetarët ata që pohojnë të kundërtën. Këshilli i Evropës , nëpërmjet një delegacioni të posacëm në Tiranë deklaroi se qeveria duhet të marrë të gjitha masat e nevojshme për ti siguruar cdo votuesi një kartë identiteti, në mënyrë që vdokush të përmbushë të drejtën kushtetuese në 28 qershor. (e.n/News24/BalkanWeb)