E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres shume familje pa ndihme. Pritet te ndryshoje lista

Ne qytetin e Durresit shume pak familje trajtohen me ndihme ekonomike megjithese numri i familjeve te varfra eshte relativisht i madh.Sipas te dhenave nga bashkia per muajin gusht te ketij viti jane trajtuar me ndihme ekonomike 549 familje me te ardhurat qe sigurohen nga buxheti i shtetit dhe 114 te tjera nga te ardhurat e bashkise.Aktualisht popullsia e qytetit te Durresit eshte 204 mije banore por ne skemen e ndihmes ekonomike nuk perfshihen familjet e ardhura ne Durres pas vitit 1991.

Kam pas marr po ma kane heq. Fillova une pune dhe ma hoqen. Jam veti i peste. Vetem une jam ne pune thote Ymer Buna. Numri i madh i familjeve te varfra konstatohet edhe nga pronaret e dyqaneve qe shesin artikuj ushqimore. Jane te pambarueshme kam lista qe jane ketu e shtate vjet. Japin pese e marrin gjashte. Shumica jane te papune pjesa me e madhe jane vendas dhe shume pak jane te ardhur tha Viktor Bylykbashi Pronar Dyqani.

Drejtoresha e sherbimit social ne bashkine e Durresit Meme Xhaferri shprehet se per listen emerore te familjeve qe perfitojne ndihme ekonomike respektohen disa kritere te percaktuara me ligj.

Duhet te jete familje e cila duhet te jete pa te ardhura te plotesoje nivelin e varferise. Familje me te ardhura te pjesshme perfitojne jetimet perfitojne ata qe kane te lindur me shume se tre femije trinjake u shpreh Meme Xhaferri drejtoresha e Sherbimit Social.

Ne ditet ne vazhdim pritet qe te mberrijne prane njesive te qeverisjes vendore ndryshimet qe po behen ne lidhje me familjet qe perfitojne ndihme ekonomikendryshime qe konsistojne ne masen e ndihmes si dhe kategorite qe e perfitojne ate.

Aleks Kalemasi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›