E Diel, 1 Nëntor 2026

Femija pengMe pelqen loja sylla-mbylla

Rrefimi i femijes peng

Nuk dihej pse duhet te shkonin sikur te pakten nje here te vetme ne fshatin Prush te Tiranes. Kete nuk na e sollen as burrat e mocem por na e dha mundesine nje 7 vjecar. Vogelushi me iniciale F.Gj ka qene per afro nje ore ne qender te vemendjes se policise se Tiranes por edhe medias per te pengmarrje qe me pas rezultoi nje loje. Ka trokitur dere me dere per te marre embelsirat e Bajramit se bashku me shoket e tij por qendrimi per nje kohe te gjate te nje prej tyre ka alarmuar shoket e tij te cilet me pas kane lajmeruar prinderit dhe me pas erdhi edhe telefonata ne polici per pengmarrjen e nje 7 vjecari. Uniformat blu ne gatishmeri te plote per te leshuar pengun kane mberritur ne fshatin Prush por pas afro 60 minuta ka rezultuar se 7 vjecari ndodhej te shtepia e nje fqinji dhe alarmi per marrje peng rezultoi i rreme.

Per kete arsye ne duke zbatuar edhe etike e gazetarise kemi marre leje nga prindrit dhe kemi zhvilluar nje interviste per personazhin e gjithe kesaj loje. Per arsye etike dhe per shkak te moshes se vogel qe ka pengu jone nuk po tregojme as emrin dhe as fytyren e tij. Vogelushi i cili studion ne klasen e dyte i kerkon falje prinderve por tregon se loja qe i pelqen me shume te luaj me shoket eshte sylla-mbylla.

Tashme ajo qe mbetet ne fshatin prush 3 kilometra larg Tiranes eshte jehona e pengmarrjes se rreme dhe femija 7 vjecar i cili me lojen e tij beri te njohur kete zone dhe vuri ne prove pse jo edhe gatishmerin e policise se kryeqytetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›