E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres ska plazhe publike

Një vit më parë gjatë një mbledhjeje të qeverisë kreu i ekzekutivit paralajmëroi fundin e plazheve private që zaptojnë të gjithë brezin e ranor duke premtuar se këtë sezon qytetarët do të kenë mundësi të shijojnë hapësirat publike.

Detyra për hartimin e projektligjit iu la ministrit të atëhershëm të Turizmit Ferdinand Xhaferri.

Abuzimi me sipërfaqen e rërës është i dukshëm. Paralelizimi i ka zhdukur thuajse fare edhe ato pak hapësira të lëna nga bashkitë e komunat për plazhe publike, duke u kthyer në një fenomen që ka fituar terren të plotë në plazhet e Durrësit, Shkëmbit të Kavajës, Golemit e Gjirit të Lalzit.

Mungesën e zonave publike nuk e hasin vetëm pushuesit ditorë që shkojnë në këto zona, por edhe vetë ata që banojnë pranë plazheve.

Pjesët e lira ndodhen shumë larg zonave të banuara ku jo çdo kush mund të shkojë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›