Qeni që po frymëzon protestat greke (VIDEO)
Ai njihet si qeni i protestave dhe thuhet se nuk ka munguar në asnjë protestë në Greqi që nga viti 2008. E quajnë Llukanik dhe shkon në gjurmët e Kanellosit, i cili ngordhi në vitin 2008. Edhe ky i fundit dilte në protestë. Lluk është kthyer në maskotën e protestave. Shumë media kanë raportuar për të. Në materialin video shihni disa nga momentet e Llukanikut në protesta. Për të është hapur një kanal video në YouTube.
