E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres te shtena drejt autobusit plagoset shoferi

Një person ende i paidentifikuar, i cili udhëtonte me motor ka qëlluar me armë zjarri drejt një autobusi në lëvizje, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Ish-Kënetës, ndërsa nga të shtënat ka mbetur i plagosur shoferi i autobusit, Albert Gjeci. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Durrësit ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, autori ka qenë me skafandër në kokë dhe pasi ka qëlluar me breshëri në drejtim të autobusit është larguar me një motor. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›