Rama-Ivanov Bashkepunim dypalesh

Kryeministri Edi Rama u takua të mërkurën me presidentin maqedonas, George Ivanov, i cili ndodhet në Shqipëri prej dy ditësh.
Në një konferencë të përbashkët për media, pas takimit, Rama shprehu besimin në forcimin e bashkëpunimit dypalësh, ndërsa theksoi se integriteti i Maqedonisë për Shqipërinë është shumë i rëndësishëm. "Jemi të shqetësuar për zbatimin e marrëveshjeve për mbarëvajtjen e bashkëjetesës me shqiptarët në Maqedoni. Presidenti Ivanov u interesua për situatën e pakicave maqedonase në Shqipëri.Dua të shpresoj dhe besoj qe se bashku si miq dhe si fqinj ne do te çojme perpara nje proces bashkepunimi, ku zbatimi me rigorozitet i mekanizmave te rëna dakord per te harmonizuar bashkejetesen mes pjeses maqedonase dhe pjeses shqiptare do te jete i padiskutueshem"", u shpreh Rama. Nga ana e tij, Ivanov tha se në takimin me Ramën është diskutuar për ndërmarrjen e projekteve të përbashkëta me Shqipërinë, ndërsa theksoi se 'e ardhmja evropiane na detyron të punojmë për plotësimin e kërkesave nga BE'. Ivanov ndër të tjera njoftoi se kishte ftuar Kryeministrin Rama për një vizitë zyrtare në Maqedoni. / Top Channel