Durres vidhet kablli elektrik
Vjedhja e kabellit elektrik ne fshatin Rrashbull te Durresit ka krijuar perseri probleme me mungesen e energjise elektrike. Vjedhja e percjellesit elektrik eshte bere gjate nates se mbremshme ku persona ende te paidentifikuar kane vjedhur mbi rreth 3 kilometer kabull te linjes elektrike te tensionit te ulet ne fshatin Rrashbull ne rrethin e Durresit ndersa kane demtuar dhe transformatorin e nen stacionit elektrik. Si pasoje e ketij demtimi kane mbetur pa energji elektrike mbi 1500 familje duke krijuar nje black-out ne gjithe zonen. Nje ngjarje e tille ne fshatin Rrashbull eshte perseritur edhe here te tjera por ende nuk ka nje zgjidhje per kete problem. Specialistet bejne te ditur se zenvendesimi i percjellesit elektrik dhe demi i shkaktuar kerkojne kohe per tu riparuar. Ku sipas tyre zona do te qendroje pa energji elektrike edhe ne dy ditet e ardhshme. Vjedhja eshte konstatuar nga banoret e zones te cilet kane njoftuar menjehere policine e cila ka nisur hetimet per te zbardhur ngjarjen por ende nuk ka asnje te ndaluar. Sipas policise se Durresit autor ne vjedhje mendohet te jene me shume se kater persona te cilet e kane kryer kete krim me qellim shitjen e kabellit per perfitime financiare. Nga ana e policise po punohet per indentifikimin e autoreve si dhe arrestimin e tyre ndersa materialet per kete ceshtje i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Durres per vepren penale te vjedhjesdhe shkaterrimit te rrjetit elektrik.