Eksploziv nje dyqani veshjesh ne Sarande
Ne nje dyqan veshjesh ne qytetin e Sarandes eshte degjuar nje shperthim i fuqishem. Ngjarja e rende mesohet se ka ndodhur 30 minuta pas mesnates ne lagjen numer 3 te ketij qyteti ku persona te panjohur kane vendosur nje sasi tritoli ne dyqanin i cili ishte ne pronesi te shtetases Fani Dushaj. Si pasoje e shperthimit nuk ka te lenduar ne njerez por vetem deme materiale.Sipas informacioneve eshte hera e trete qe pronarja e dyqanit behet objekt i sulmi pasi dy vjet me pare nje sasi tritoli eshte vendosur ne automjetin e saj dhe gjithashtu i eshte vjedhur edhe dyqani. Policia ka shkuar menjehere ne vendgjarje dhe sipas hetimeve te para mendohet se sasia e eksplozivit eshte 150 grame tritol i cili eshte vendosur para deres se dyqanit. Nderkohe policia po vijon hetimet per identifikimin e autoreve dhe zbardhjen e plote te ngjarjes.