E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres, vrasja e pronarit të "Diaspora", ndalohen2 shokët e atentatorit

DURRES - Një ditë pas vrasjes së Agim Secit, pronarit të lokalit "Diaspora" në zonën e Plazhit, policia e Durrësit ka arrestuar dy shokë të Shaban Memës, të akuzuarit për këtë vrasje.
Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se "18-vjeçari Fatjon Krasniqi dhe 31-vjeçari Shefqet Spahiu, që të dy nga Kukësi e banorë në fshatin Pjezë të Shijakut, janë arrestuar me akuzën e "moskallëzimit të krimit", pasi ata kanë qenë së bashku me autorin e vrasjes mëngjesin e dy ditëve më parë kur ai vrau Secin".

Arrestimi i tyre u bë rreth orës 09:00 të ditës së premte. Paraprakisht, policia konfirmon se ka prova që dy të arrestuarit, shokë të autorit të krimit, kanë qenë me të kur është kryer vrasja në mjediset e lokalit. "Dy të arrestuarit kanë shoqëruar Memën gjatë gjithë kohës dhe pasi ai kreu krimin, janë larguar së bashku me të me automjetin e markës 'Volvo' me targë AK 840, ngjyrë e zezë", - pohojnë burime të policisë së Durrësit. Policia mësohet t'i ketë kërkuar atyre bashkëpunim për të zbardhur krimin, i cili ka shokuar jo vetëm banorët e Durrësit, por edhe pushuesit e shumtë që kanë populluar bregdetin.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›