Gripi dhe helmimet fluks pacientëshnë QSUT
TIRANE-Gripi i verës ka mbipopulluar pavijonet e Qendrës Universitare Spitalore "Nënë Tereza". Aktualisht në urgjencën e infektivit në QSUT, fluksi i të prekurve nga gripi i verës, helmimet nga uji apo nga ushqimet si dhe gotitjet nga dielli shkon deri në 100 raste në ditë. Mjekët shprehen se kjo është një situatë që ndodh çdo vit në këtë periudhë, por këshillojnë që të mos neglizhojnë rastet e temperaturave të larta. Sipas tyre, pacientët duhet të jenë të kujdeshëm edhe në produktet që konsumojnë dhe larjen e frutave para konsumimit.
Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin riskojnë me shume fëmijët dhe moshat e treta. Mjekët këshillojnë që të evitohen daljet në orët e pikut, të konsumohen sa më shumë lëngje dhe të tregohet kujdes me higjenën e ushqimeve. Më të rrezikuarit janë fëmijët dhe të moshuarit
Vapa e tepërt mund t"iu shkaktojë shumë çrregullime në organizëm dhe t"iu provokojë një sërë sëmundjesh, duke filluar nga ato më të lehta, deri tek sëmundjet më të rëndat. Sipas specialistëve pediatër, rritja e temperaturave ka shkaktuar probleme të ndryshme tek fëmijët dhe kryesisht, rrahje të shpeshta të zemrës. Mjekët këshillojnë evitimin e qëndrimit jashtë gjatë orëve të nxehta të mesditës e sidomos gjatë sezonit të plazhit.
Të gjitha nënat duhet të kenë kujdes kur t"u japin fëmijëve prodhime me bazë qumështin, pasi këto prodhime nëse nuk janë të kontrolluar, mund t"i shkaktojnë shumë dëme organizmit të një fëmije. Gjatë orëve të nxehta të drekës, fëmijët nuk duhet të dalin jashtë ambienteve të mbyllura dhe këto ambiente duhet të jenë sa më të freskëta. Gjithashtu, kujdes të veçantë duhet të bëhen nga frutat dhe perimet e palara, pasi mikrobet e tyre mund të kenë pasoja të rënda për fëmijët. Në këtë stinë të nxehtë, fëmijët duhet të konsumojnë sa më shumë lëngje, ujë dhe ushqime të lëngshme. Majde këshillohet dhe veshja me ngjyra të celëta e të hapura duke përjashtuar ngjyrat e errëta.
Mjekët rekomandojnë këshilla për t"u ruajtur nga temperaturat e larta edhe për të moshuarit. Të bëhen shëtitje në ajër të pastër dhe në vende me gjelbërim në periudhën më të freskët të ditës. Të përdoren kapele për të mbrojtur kokën dhe qafën. Të përdoret dietë ushqimore me zarzavate të përpunuar mirë termikisht (të gatuara me vaj misri ose ulliri). Të evitohet përdorimi i yndyrave shtazore (gjalpë, dhjamë) dhe kripës së tepërt. Të përdoren lëngje (ujë higjenikisht i pastër, lëngje frutash të freskëta, supa). Për të moshuarit nuk rekomandohen banjo dielli, por frekuentimi i vendeve malore si dhe të eliminojnë udhëtimet e gjata.
Për ata që frekuentojnë plazhet keshillohet te ekspozohen gradualisht ne diell , te perdoren kremra mbrojtes per lekuren , te qendrohet nen cadra dhe te konsumohen sa me shume lengje, si dhe te evitohet qëndrimi për një kohë të gjatë në ambiente me temperaturë të lartë dhe lagështirë të madhe. Evitimi i qendrimit në plazh dhe në rrezet e diellit në intervalin mes orës 11.00 dhe 17.00.
(d.b/BalkanWeb)