Durres vritet me arme zjarri 27-vjeccedilari

Një 27-vjeçar është vrarë me armë zjarri paraditen e të mërkurës në qytetin bregdetar të Durrësit.
Ngjarja ndodhi në lagjen 18, mbrapa stadiumit “Niko Dovana” të qytetit, ku i riu Refik Lila ka qenë duke ndenjur në lulishten para bllokut të pallateve në këtë zonë. Dëshmitarë në vendin e ngjarjes bëjnë të ditur se viktima është konfliktuar me një person që ka qëlluar mbi të, ndërkohë që shërbimet e policisë me të mbërritur në vendin e ngjarjes janë vënë në lëvizje për të kapur autorin e ngjarjes. Lila me origjinë nga Dibra është dërguar në spitalin rajonal. Sipas burimeve nga ky spital, ai ka mbërritur i vdekur dhe trupi i tij ndodhet në morg.