E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, vritet për hakmarrje 19-vjeçari

Plumbat e hakmarrjes shkaktuan viktimën e radhës në qytetin e Durrësit.

19-vjeçari Mario Curri, u ekzekutua rreth orës 14 :30 minuta në Sheshin "Pranvera", në vendnqëndrimin e furgonave të Tiranës.

I riu u qëllua me armë zjarri nga afër, por ende nuk dihet identiteti i personit që shkrepi armën e zjarrit.

Mësohet se 19-vjeçarin e kanë qëlluar me plumb në kokë, ndërsa policia sqaron se sapo ishte kthyer nga Italia.

Ndërkaq, në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta policie që nisën hetime për ngjarjen.

Ekspertët policisëë kriminale të rrethuan zonën dhe bënë kqyrjen e vendngjarjes.

Megjithatë, emri i personit që ekzekutoi 19-vjeçarin është ende mister.

Por, megjithëse ende nuk ka pistë të konfirmuar zyrtarisht mësohet se hakmarrja është motivi i ekzekutimit.

Vrasja dyshohet se ka lidhje me vrasjen e 3-fishtë të ndodhur në janar të këtij viti në Durrës, në një lokal bastesh, e duket se është një vrasje për larje hesapesh.

Mario Curri, 19-vjeçari i ekzekutuar është djali i Luan Currit, të vrarë për hakmarrje. Ai u ekzekutua së bashku më dy persona të tjerë në mes të një lokali së bashkë me Andi Currin, 23 vjeç, dhe Edmond Sheme, 32 vjeç.

Atentatorët qëlluan direkt në tavolinën e tre djemve dhe i shkaktuan plagë serioze duke u shkaktuar vdekje të menjëhershme.

Ekzekutimi i 19-vjeçarit e çon në tre numrin e personave të vrarë në familjen Curri në Durrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›