E Diel, 1 Nëntor 2026

Pogradec/ Kërcënon familjen, policia arreston 41-vjeçarin

Një tjetër ngjarje e rëndë ka goditur institucionin e familjes shqiptare në qytetin e Pogradecit.

Një 41-vjeçari kërcënoi me armë zjarri familjarët e tij pas një sherri në familje. Për ngjarjen e rëndë policia ka vënë në praga autorin Jorgo Tare.

Mësohet se 41-vjeçari ka kërcënuar familjarët me vdekje duke u drejtuar armën e zjarrit që mbante pa leje, por ende nuk janë të qarta shkaqet e vërteta të kësaj ngjarje të rëndë.

Ndërkaq, gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e 41-vjeçarit Tare policia e Pogradecit zbuloi dhe sekuestroi një arsenal armësh.

Policia bllokoi një automatik me 4 krëhëra automatiku, 470 copë fishekë, 2 granata dore me ngjyrë jeshile dhe 5 kapsolla detonatore.

Rastet e krimeve dhe dhunës brenda familjes janë shtuar ndjeshëm muajt e fundit.

Rastet më të shumta kanë të bëjnë me krime të lehta, por nuk kanë munguar as ngjarjet e rënda. në harkun e pak muajve janë familja shqiptare është tronditur nga vrasjet dhe plagosjet për motive të ndryshme

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›