E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, zjarri shkrumbon një shtëpi, rrezikoi tre të tjera

Një zjarr ka shkrumbuar thuajse tërësisht një banesë në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 15 të qytetit në zonën e  ish Kënetës, ndërsa ende nuk ka të dhëna lidhur me shkaqet që kanë shkaktuar zjarret.

Ndihma e madhe e banorëve të lagjes, si dhe ndërhyrja e zjarrfikëseve ka bërë të mundur që tashmë flakët të jenë nën kontroll.

Sipas të dhënave paraprake, përmasat e mëdha të zjarri kanë qenë rrezik edhe për tri banesa të tjera në këtë zonë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›