E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani ne SHBA Shqiperia me e zhvilluar se kurre

Në ditën e parë të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të pjesëmarrjes në Sesionin e 67-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Presidenti Nishani mori pjesë në mbrëmjen e 16-të vjetore të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan. Nishani tha se 100-vjetori i Pavarësisë eshtë një çast solemn që na bashkon të gjithëve, kur koha më në fund na gjen në anën e duhur të historisë, në situatën më të mirë, në çastet më të përparuara dhe të zhvilluara që Shqipëria dhe kombi shqiptar kanë njohur. “Shqipëria nuk ka qenë kurrë kaq e zhvilluar, kaq e përparuar, e sigurtë dhe duke dhënë garanci për të tashmen e për të ardhmen, është një vend anëtar i NATO-s, dhe unë shpresoj, që pas pak ditësh, do të jetë edhe një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, - u shpreh presidenti Nishani. AI vuri në dukje faktin se në këtë përvjetor gëzim për shqiptarët sjell dhe Kosova për të cilën pavarësia e mbikqyrur mori fund. Përveç autoriteteve shqiptare nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, të pranishëm në këtë përvjetor ishin edhe kongresmenët Engel dhe Grimmer, Ambasadori Ëissner, Ambasadorja Di Carlo dhe Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit, Philip Reeker. Zoti Reeker u lexoi të pranishmëve mesazhin përshëndetës të Sekretares së Shtetit, Hillary Clinton.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›