Durrës,Këshilli i qarkut miraton buxhetin për 2009
Buxheti i vitit 2009 për qarkun e Durrësit arrin në afro 164 milion lek, ose 48.6 milion lek më shumë se sa ai i vitit të kaluar. Kryetari i Këshilli i Qarkut të Durësit, Kërtusha:rreth 55.5 milion lek do të jenë në dispozicion të investimeve.
DURRES- Këshilli i Qarkut të Durësit miratoi sot projekt-buxhetin e paraqitur për vitin 2009. Kryetari i këtij këshilli, Seid Kërtusha bëri të njohur se buxheti i vitit 2009, arrin në afro 164 milion lek, ose 48.6 milion lek më shumë se sa ai i vitit të kaluar.
Rreth, 73 milion lek janë nga granti i akorduar nga qeveria”- u shpreh kryetari Kërtusha, duke shtuar se ‘të ardhurat e planifikuara parashikohet të arrijnë në shifrën 31 milion leke”.
Gjatë fjalës së tij, Kërtusha nënvizoi se rreth 55.5 milion lek gjatë këtij viti do të jenë në dispozicion të investimeve, çka përbën një shifër 2.5 herë më të lartë se sa ajo e vitit të kaluar.
"Synimi i Këshillit të Qarkut të Durrësit për këtë vit, është vazhdimi i hartimit të politikave lokale dhe rajonale në funksion të zhvillimit, duke rritur, forcuar dhe kualifikuar kapacitetet administrative për përfitimin nga projektet vendase dhe të huaja" - tha Kërtusha.duke shtuar se "decentralizimi në fushën e arsimit dhe forcimi i arsimit profesional sipas kërkesave të kohës është një tjetrë sfidë për vitin 2009.
Duke folur për zhvillimin e rajonit gjatë vititt 2008, Kërtusha tha se Këshilli i Qarkut dhe KRRT-ja e tij, ka miratuar, Masterlanin e Parkut Energjitik në Porto Romano; ndërtimin e fshatit turistik në Gjiun e Lalzit dhe fabrikës së çimentos “Antea Cement” dhe miratimin e zonave informale në ish-kënetë, Shkozet dhe Rrashbull.
Qarku i Durrësit përfish rrethet e Durrësit dhe Krujës me një një sipërfaqje të përgjithëshme prej 766km2. Në këtë qark përfshihet 62 km vijë bregdetare.
(s.g/ATSH/BalkanWeb)