E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, Milo: E majta në zgjedhje e bashkuar

Kryetari i PDS, Paskal Milo bën thirrje për bashkimin e së majtës. Milo theksoi se përgatitja për zgjedhje duhet të jetë mesazh i qartë bashkimi përballë trysnisë së një përcarje, si shkak i segmenteve të vecanta që nuk dihet se lojën e kujt po luajnë. 

VLORE- Kryetari i PDS, Paskal Milo ka kërkuar nga Vlora, bashkim të së majtës shqiptare nëpërmjet një platforme elektorale që do të shkonte përtej divergjencave dhe interesave të castit apo të grupeve të vecanta brenda saj. Deklarata e Milos u bë gjatë një takimi me komitetin drejtues të kësaj partie në rrethin e Vlorës. Milo theksoi se përgatitja për zgjedhje duhet të jetë një mesazh i qartë bashkimi përballë trysnisë së një përcarje të opozitës si shkak i segmenteve të vecanta që nuk dihet se lojën e kujt po luajnë. Sipas Milos është e rëndësishme që të përpunohet një platformë elektorale dhe politikë bindëse si alternativë qeverisëse e opozitës shqiptare.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›