E Hënë, 2 Nëntor 2026

Durrësi vishet kuqezi për festat kombëtare


TIRANË, 27 nëntor/ATSH/ Durrësi është veshur kuqezi në prag të festave kombëtare të 28 dhe 29 Nëntorit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga “Veliera” e ndriçuar kuqezi, një kryevepër arkitektonike që krijon një hapësirë të re publike për këmbësorët e qytetit bregdetar.

“Veliera” është pjesë e planit të zhvillimit të Durrësit Turistik 2030, që synon transformimin e qytetit në një qendër moderne turistike dhe kulturore, duke e kthyer qytetin në një destinacion bashkëkohor turistik dhe një qendër të pasur kulturore.

Dekorimet për Festat e Nëntorit janë kthyer tashmë në traditë në qytetin e Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë.

Rrugët dhe sheshet e qytetit bregdetar janë veshur me flamujt kuqezi, ndërsa nga strukturat e bashkisë po vendosen gjithashtu edhe dekoret festive të festave të fundvitit.

/m.m/r.e/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›