E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrs, aksidentohet me motor, vdes i riu

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave një person që udhëtonte me motor është perplasur me dy persona të tjerë dhe nga rënia e dhunshme ka humbur jetën.

Sipas burimeve, viktima është shtetasi Jorgo Stafi, 17 vjec, ndërkohë që të plagosur janë shtetasi Marsid Sulejmani dhe një kalimtare ende e paidentifikuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›