E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrs, banort bllokojn rrugt

Banorët e zonës së Hamallës dhe Hidrovor-Bregdetit kanë bllokuar të gjitha rrugët hyrëse që lidhin këtë zonë me qytetin e Durrësit për të ndalur fadromat e policisë ndërtimore.

Rreth 200 persona mbajnë të bllokuar rrugët hyrëse duke djegur goma për të ndaluar hyrjen e fadromave të policisë ndërtimore e cila sipas tyre, planifikon të ndërmarrë një aksion për prishjen e banesave ilegale në këtë zonë rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm.

Banorët gjithashtu mbajnë në duar edhe sende të forta shkopinj e gurë, por nuk raportohen armë.

Sipas të dhënave në Hamallë dhe Hidrovor-Bregdet ndodhen rreth 480 ndërtime pa leje, vetëm pak metra larg rërës që shfrytëzohet nga plazhistët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›