Edhe 15 shqiptarë lënë shtetësinë, të largëta vargjet Ti Shqipëri më ep nder ...

Tiranë, 30 Qershor, NOA Ti Shqipëri më ep nder, më jep emrin shqiptar, do të shkruante gati një shekull më parë poeti i madh Naim Frashëri, por mesa duket këto vargje të ndjera nuk kanë dhe aq vlerë në ditët e sotme.
Pikërisht, atëherë kur shqiptarët po duan ta lënë pas shqiptarinë e tyre, për të marrë nënshtetësi të vendeve të tjera, të cilat u kanë siguruar të ardhura materiale e pse jo, edhe një jetë më të mirë, por që gjithsesi, i privojnë nga e drejta mëmësore për tu quajtur shqiptarë në çdo vend të botës.
Në radhën e gjatë të shqiptarëve që gjatë viteve dhe muajve të fundit kanë lënë shtetësinë shqiptare, për të përfituar atë të një shteti tjetër, tashmë renditen edhe 15 emra të rinj.
Kjo konfirmohet nga të dhënat zyrtare të
komunikuara prej institucionit të Presidencës, sipas të cilave, kreu i shtetit ka dekretuar së
fundmi lënien e shtetësisë edhe për 15 shqiptarë të tjerë.
Në mbështetje të nenit 92, pika c, të Kushtetutës, të neneve 15, 19 dhe 20
të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998, Për shtetësinë shqiptare, bazuar edhe në
propozimin e Ministrit të Brendshëm, u lejohet lënia e shtetësisë shqiptare me
kërkesë të tyre personave të mëposhtëm, citohet në dekretin përkatës të
Presidentit Topi.
I cili vijon më pas me listimin e emrave përkatës, të cilët e braktisin shtetësinë shqiptare dhe përfitojnë atë të një shteti të ri.
Emrat
që lënë shtetësinë:
1. Adriana Thomaq Uka (Cekani)
2. Agim Sabri Pasha
3. Andon Jorgo Kapurani
4. Andrea Llazo Stefani
5. Edlira Vangjush Zallemi
6. Ermira Sali Muçaj (Koçi)
7. Florian Agim Pasha
8. Igli Syrja Nasufaga
9. Kelert Gëzim Bizbiqi
10. Laureta Qerim Shabanaj (Brahja)
11. Livia Fatbardh Xhaferi
12. Lutfie Haki Pasha (Alla)
13. Maria Thanas Çipi
14. Megi Agim Pasha
15. Monika Muzafer Xhaferi (Kallçiu)
n.e/NOA