E Diel, 1 Nëntor 2026

Dushan Fitzel: Ndeshja e barabartëTrajneri i Maltës, Dushan Fitzel, u shpreh pas barazimit fatlum: “Unë mendoj se ndeshja ishte më shumë taktike, veçanërisht në pjesën e parë. U desh pak kohë sa ekipi të përshtatej me modulin e ri taktik, teksa

Mediat malteze u shprehën me superlativa për pikën e marrë me Shqipërinë, ndërkohë që ato shqiptare ishin shumë kritike me dy pikët e lëna në ishull pas barazimit befasues pa gola me Maltën.

“Duke marrë në konsideratë faktin se Malta kishte dështuar të fitonte një pikë në katër ndeshjet e para, - shkruante gazeta më e madhe malteze “Times of Malta”, - ky barazim duhet parë si një kënaqësi, pavarësisht se ekipi (maltez) mund të merrte tri pikët e shënonte golin e tij të parë, kur Terenc Skeri nuk ia doli të shfrytëzonte mundësinë e jashtëzakonshme pak pas fillimit të pjesës së dytë”.

Trajneri i Maltës, Dushan Fitzel, u shpreh pas barazimit fatlum: “Unë mendoj se ndeshja ishte më shumë taktike, veçanërisht në pjesën e parë. U desh pak kohë sa ekipi të përshtatej me modulin e ri taktik, teksa Shqipëria ishte më efektive kur ajo nisi të qarkullonte më mirë topin në mesfushë.

“Por, në pjesën e dytë në u përmirësuam në mënyrë të dukshme dhe unë jam veçanërisht i lumtur, që ne luajtëm aq mirë dhe nuk pësuam gol.

“Ne kishim disa shanse të mira dhe unë mendoj se ne do të shënonim të paktën një gol, por duke e parë në përgjithësi takimin, ishte një ndeshje e barabartë”.

Sipas vlerësimeve të “Times of Malta”, lojtari më mirë maltez ishte mesfushori Kohen, i vlerësuar me notën 7.5, ndërkohë që Skeri, u vlerësua me notën më të dobët 5.5.

Trajneri i Shqipërisë, Ari Han, citohet nga gazeta malteze. “Kjo ndeshje na jepte ne mundësinë për të qenë në krye të grupit, kështu që ne kishim shumë pengesa këtu. Na u desh pak kohë që ekipi të përmirësohej në pjesën e parë.

“Megjithatë, gjithçka eci në mënyrë të gabuar pas pushimit.

“Kishte shumë pasime të çuditshme nga ana e ekipit tonë dhe ne u dhamë shumë hapësirë kundërshtarëve, duke i ftuar maltezët të na sulmonin.

“Barazimi 0-0 ishte një rezultat logjik në fund të takimit”

E Enjte, 12 Shkurt 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›