E Diel, 1 Nëntor 2026

Dushit, Ejupit dhe Hajrullagës iu caktohen nga 30 ditë paraburgim

Burime të Indeksonline mësojnë se Ilir Dushit, kryeshefit të AKPM-së, Haki Ejupit  drejtorit të licencimit në këtë institucion si dhe Edon Hajrullagës iu ka caktuar masa e paraburgimit me afat prej 30 ditësh.

Edhe avokati i Ilir Dushit ka thënë për Indeksonline se Ilir Dushit I është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.

"Me kërkesë të prokurores është caktuar masa e parabargumit me afat prej 30 ditësh ky procedim penal ka të bëjë me intepretim juridikik të një rekomandimi ligjor, këtë rekomandim e ka lëshuar udhëqësi i zyrës ligjore.

Nonsense juridik qëndron në faktin se personi i cili e ka lëshuar këtë rekomandim është në arrest shtëpiak ndërsa kryeshefi ekzekutiv Ilir Dushi i cili nuk ka të bëjë fare me çështje juridike gjykata ja ka caktuar masën e paburgimit.
Kjo çështjë do të sqarohet shumë shpejt”, ka thënë për Indeksonline avokati i kryëshefit ekzekutiv Ilir Dushit, Arianit Koci/ Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›