E Diel, 1 Nëntor 2026

Fjala e fundit e avokatëve për rastin ''Kleçka''

 Avokatët e të akuzuarve të tjerë në rastin “Kleçka”, sot dhe nesër pritet të japin fjalën e vet përfundimtare, derisa vendimi për rastin që është kthyer dy herë në rigjykim pritet të merret me 17 shtator. Ndërkohë, para disa dite ka përfunduar fjalët përfundimtare prokurori italian Maurizio Salustro dhe avokati i Fatmir Limajt, Kharim Khan.

Prokurori Salustro ka kërkuar përgjegjësinë penale ndaj të gjithë të akuzuarve të rastit “Kleçka”, që sipas tij, ata kanë kryer vepra penale të keqtrajtimit të njerëzve të mbajtur në burgun e Kleçkës.

Avokati i Limajt, Tomë Gashi, ka thënë se gjatë fjalës përfundimtare prokurori Salustro jo vetëm që i ka devijuar deklaratat e të ndjerit Agim Zogaj, por edhe i ka keqinterpretuar ato. Ai ka thënë se nëse shikohet ligji dhe drejtësia Fatmir Limaj dhe të tjerët do të rishpallen të pafajshëm më 17 shtator.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›