E Diel, 1 Nëntor 2026

Misteret e kupoles qe falsifikon euro

17/09/2010Bosi maqedonas qe furnizon Tiranen dhe influencat e profesorit pogradecar

Veshtiresite e praktikave hetimore dhe gjykuese ndaj ketij grupi

TIRANE- Miqesite e vjetra dhe mirebesimi tek njeri-tjetri ishin dy armet kryesore me te cilat operonte berthama e grupi qe falsifikon euro ne Maqedoni dhe i sillte ne tregun e kryeqytetit. Se fundmi u testua edhe thyerja e 40 ceqeve te fotokopjuara me nga 1 milion dollare secila dhe 2 te tjere me nga 100 mije euro. Kryesisht valuta e falsifikuar porositej nga klientet ne Maqedoni e Bullgari dhe shitej me shumice me nje vlere prej 25 per qind te shumes teksa falsifikatoret nuk pranonin pazare me pak se 50 mije euro. Deri me tani kreret e Antikrimit Ekonomik ne Policine e Tiranes ne saje te dy operacioneve te suksesshme Graniti 1 dhe Graniti 2 kane mundur te dergojne pas hekurave 25 anetare te ketij grupi te strukturuar falsifikatoresh teksa 2 te tjere jane shpallur ne kerkim. Jane bllokuar rreth 150 mije euro false ne total.

Berthama dhe rekrutimet

Mesa duket i gjithe strumbullari rreth te cilit vertiten elemente te shumte eshte nje shtetas maqedonas i filmuar nga ekspertet teksa falsifikon e shet euro false por pa ndonje identitet te sakte. Nofkat e tij jane Sadisllav dhe Mirosllav dhe banon kryesisht ne Shkup dhe Oher vende ku perpunohen eurot false ne laboratore te vecante. Dy drejtues te tjere jane kosovari Avni Hajrullau dhe shtetasi nga Maqedonia Kemal Rexhepi. Ndonese 25 anetare te ketij grupi jane arrestuar dhe 2 te tjere jane shpallur ne kerkim duket se elementet plotesues te tij skane te sosur pasi ende disa prej tyre vazhdojne te qarkullojne valute false. Nderkaq paralelisht me kete grup veprojne edhe disa grupe te tjera ne kryeqytet ndaj te cileve kane nisur survejimet nga Antikrimi Ekonomik dhe ne ditet ne vijim priten te pakten 15 arrestime te tjera. Per sa u perket te arrestuarve ne operacionet Graniti 1 dhe Graniti 2 duket se elementi kyc i ketij grupi ishte profesori i gjeografise ne Pogradec Ilir Prifti 56-vjecari qe zgjeroi rrjetin me miqte e tij te besuar qe nga koherat kur ishte student. Me tej rrjeti sa vinte e zgjerohej me miq te vjeter shtepie bixhozi etj derisa u formua grupi i plote me dhjetera elemente nga e gjithe Shqiperia por me qender ne kryeqytet.

Veshtiresite e praktikave hetimore dhe gjykuese

Nese blerja e stimuluar e 1 milion eurove false do te ishte realizuar nga strukturat e specializuara do te zbuloheshin edhe nje here aq sa jane arrestuar por mesa duket mangesite ne veprim dhe mungesa e pervojes ne te tilla operacione ndikoi ne lenien me kaq. Te pakten nderhyrjet e shumellojshme pas arrestimeve nuk duhet te ndikojne ne daljen nje e nga nje nga burgu te ketyre falsifikatoreve te rrezikshem qe kerkonin ta mbushin Tiranen me prerje 100 euroshe te falsifikuara pasi ndaj tyre rendon akuza per vepren penale falsifikim i monedhave ne bashkepunim parashikuar nga neni 183/2 i Kodit Penal.

Elementet e arrestuar

Ilir Kolo Prifti 56 vjec lindur ne Korce dhe banues ne Pogradec

Arben Plloci 32 vjec lindur ne Bulqize dhe banues ne Tirane

Pal Ulaj 48 vjec lindur ne Shkoder dhe banues ne Tirane

Altin Neziri 33 vjec lindur dhe banues ne Kruje

Fredi Barjamaj 34 vjec lindur ne Fier dhe banues ne Tirane

Isuf Rama 53 vjec lindur dhe banues ne Kruje

Ndrek Kol Bicuku 54 vjec lindur ne Puke dhe banues ne Tirane

Shkelqim Muharrem Bufi 40 vjec lindur dhe banues ne Pogradec

Dashamir Abdullah Shehi 40 vjec lindur dhe banues ne Tirane

Thanas Ramadan Ibrahim Xhuxhi 57 vjec lindur dhe banues ne Tirane

Edmond Fadil Shehi 31 vjec lindur dhe banues ne Tirane

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›