E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dy aksidente në Pakistan, humbin jetën 51 persona, mes tyre 10 të mitur, po lundronin me varkë

Të paktën 51 persona kanë humbur jetën në dy aksidente të ndryshme transporti në Pakistani, kur një autobus u rrëzua nga një urë dhe një varkë me fëmijë u përmbys.

41 janë konfirmuar deri më tani të vdekur pasi autobusi i tyre u rrëzua në një luginë në provincën jugperëndimore të Balochistanit , ndërsa të paktën 10 studentë vdiqën në aksidentin me varkë në Khyber Pakhtunkhwa veriperëndimore. Ndërkohë 9 persona rezultojnë ende të zhdukur në ujëra.

Autobusi raportohet se transportonte 48 pasagjerë kur u përplas me një shtyllë në urë dhe doli nga kursi.Ai kishte qenë duke udhëtuar gjatë natës midis kryeqytetit provincial të Balochistanit të Quetta-s dhe qytetit port jugor të Karaçit.

Nga ana tjetër, të gjithë të vdekurit e gjetur deri më tani nga liqeni ishin midis moshës shtatë dhe 14 vjeç. Ai tha se 11 fëmijë të tjerë ishin shpëtuar, me gjashtë në gjendje kritike

Autostradat e trazuara, masat e dobëta të sigurisë dhe ngasja e pamatur kontribuojnë në rekordin e tmerrshëm të sigurisë rrugore të Pakistanit. Autobusët e pasagjerëve shpesh janë të mbushur deri në kapacitet dhe rripat e sigurimit nuk vihen zakonisht, që do të thotë se numri i lartë i vdekjeve nga aksidentet me një automjet është i zakonshëm.

Sipas vlerësimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më shumë se 27,000 njerëz u vranë në rrugët e Pakistanit në vitin 2018. Në nëntor, 20 persona, përfshirë 11 fëmijë, u vranë kur një minibus u përplas në një kanal të thellë dhe të zhytur nga uji në Pakistanin jugor.

Mbytje masive janë gjithashtu të zakonshme në Pakistan, me shumë anije të vjetra dhe të mbingarkuara.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›