Italia nënshkruan marrëveshje gazi prej 8 miliardë dollarë me Libinë

Italia ka nënshkruar një marrëveshje gazi me vlerën e 8 miliardë dollarëve me Libinë. Marrëveshja u nënshkrua nga Korporata Kombëtare e naftës së Libisë dhe Kompania shtetërore italiane e energjisë ENI.
Të dyja këto kompani bënë të ditur se do të investojnë 8 miliardë dollar në zhvillimin e gazit si dhe në prodhimin e energjisë diellore si dhe në bllokimin e lëshimit të karbonit për të reduktuar efektet e ngrohjes globale.
Marrëveshja e gazit natyror mes dy vendeve është edhe investimi më imadh dhe i vetëm i ndërmarrë në sektorin energjitik të libisë përgjatë dy dhjetë-vjeçarëve të fundit.
Në fillim të javës që lamë pas, kryeministrja italiane Giorgia Meloni gjithashtu vizitoi Algjerinë, që është edhe furnizuesi kryesor me gaz i Italisë. Vitin e shkuar, Alegjeria u bë një nga aprtnerët strategjikë të Italisë pasi zëvendëosi Rusinë si furnizuesi më i madh me energji i vendit europian.
Qëkur Rusia filloi pushtimin e Ukrainës, Italia dhe vende të tjera europiane janë përpjekur të zevendësojnë gazin rus me produkte energjitike nga Afrika e Veriut apo dhe burime të tjera.
BE-ja synon t’i japë fund importeve ruse të gazit natyror nëpërmjet tubacionit më vonë këtë dekadë, një biznes që i kishte gjeneruar Moskës dhjetëra miliarda dollarë në vit.
/rtsh.al/