E Enjte, 5 Nëntor 2026

Dy aksidente në pak minuta në autostradën Tiranë-Durrës, vetëm dëme materiale

Dy aksidente janë regjistruar në pak minuta në autostradën Tiranë-Durrës.

Gazetari i ABC News, Leonidha Musaj raporton se aksidenti i parë ka ndodhur në zonën e Maminasit, ndërsa aksidenti i dytë, në Sukth.

Në të dyja rastet ka pasur vetëm dëme materiale. Në aksidentin e Sukthit u përfshinë katër makina, të cilat u përplasen njëra pas tjetrës.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila bëri të mundur edhe zhvendosjen e mjeteve të dëmtuara duke bërë që të mos krijohej trafik në autostradë./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›