E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy burra shkelin urdhrin e mbrojtjes, tentuan të vrisnin gratë

imagesKrimi në familje duket se nuk po ndalet ditë pas dite, pasi dy raste dhune që mund të përfundonin në vrasje, janë parandaluar ditën e djeshme nga Polica e Tiranës. Pas dy telefonatave në sallën e operative në Polici në numrin 129 uniformat blu kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, duke vënë në pranga, dy persona. Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, dy burra edhe pse kanë pasur urdhër nga Gjykata që mos ti afroheshin bashkëshorteve të tyre, ata e kanë shkelur urdhër mbrojtjen, dhe kanë kërcënuar me jetë gratë e tyre.

Rasti i parë

Rasti i parë është regjistruar në rrugën Ali Demi, ku shtetasi Shpëtim Brahollari ka dashur të vrasë me thikë bashkëshorten F. Mehmeti, pas një debati në familje. Por jetën e Sipas policisë gruaja kishte urdhër mbrojtje, të cilin bashkëshorti e ka shkelur. Ndërkaq, blutë e kryeqytetit e kanë vënë në pranga Shpëtim Brahollarin dhe ai gjatë arrestimit ka deklaruar se i është afruar bashkëshortes së tij, vetëm për të takuar fëmijët që kishte më shumë se katër muaj që nuk i shihte. Nga të dhënat e Policisë bëhet me dije se çifti ishte në proces divorci pasi gruaja e kishte duruar për vite me radhë dhunën nga burri i saj e vetëm para 6 muajsh kishte depozituar denoncimin e më pas kishte paraqitur në Gjykatë një kërkesën për divorc. Sipas Dëshmive të shtetases, F. Mehmeti, ajo kishte rreth 20 vite e martuar dhe bashkëshorti i saj

Rasti i dytë

Rasti tjetër ku është shkelur urdhri i mbrojtjes është shënuar pranë depos së ujit në kryeqytet. Shtetasi Xhemal Haka ka dashur të dhunojë gruan e tij M. Haka. Ndërhyrja e policisë ka qenë vendimtare edhe në këtë rast, duke arrestuar bashkëshortin. Sipas Policisë ky shtetas është shoqëruar në Polici edhe disa herë të tjera dhe kanë familjarët dhe fqinjët që kanë njoftuar uniformat blu pasi bashkëshortja e shtetasit M. Haka prej frikës nga kërcënimet e bashkëshortit nuk kishte kryer asnjë padi në Gjykatë, apo ankesë në Polici. Ditën e djeshme kanë qenë po fqinjët që i kanë telefonuar Policisë pasi 40-vjeçari ka shkuar në gjendje në dehur në shtëpi dhe në orët e para të mëngjesit ka rrahur me sende të forta 36-vjeçaren. Gjatë deponimit të saj në Polici gruaje dhunuar ka dëshmuar se burri e rrihte thuajse ditë për dite dhe e kërcënonte se nëse do shkonte të denonconte në Polici ai do ta vriste e nuk do tia kursente jetën. Policia ka shoqëruar shtetasin M. Haka dhe ka marrë në pyetje edhe fqinjët e çiftit që kanë dëshmuar dhunën dhe kërcënimet e vazhdueshme me të cilët përballej gruaja që për fat i shpëtoi vetëm me disa qepje në urgjencë dhunës nga bashkëshorti i saj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›