E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy çeçenet gati të sulmonin në New Jork

BOSTON-Dy vëllezërit e dyshuar si atentatorë kryesorë të vrasjeve në maratonën e Bostonit do të godisnin dhe Times Square, në Neë York. Kështu bëjnë të ditur burime nga hetuesit, shkruajnë sot agjencitë ndërkombëtare të lajmeve.

Sipas hetimeve, sulmi që do ndërmerrej në zemër të Manhatan u konfirmua nga vëllai i vogël çeçen, Dzhokhar Tsarnaev, gjatë pyetjeve që iu bënë nga FBI dhe CIA në spital.

Kishin 6 bomba në makinë, dhe vëllezërit cecenë, Tsarnaev vendosën spontanisht të shkonin në Neë York për ti shpërthyer pasi shpërthyen bombat artizanale në Boston.

Kështu bëri të ditur kreu i policisë së New York, Ray Kelly, ku mes 6 bombave artizanale ishte dhe një tenxhere me presion, e njëjtë si ajo që shpërtheu në Boston, që la 3 të vdekur dhe mbi 200 të plagosur.

Edhe kryebashkiaku Bloomberg e konfirmoi: "Ishim objektivi i ardhshëm. Dzhokhar Tsarnaev i tha FBI se shpërthimet do të bëheshin në Times Square".

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›