E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy ditë para kurorëzimit të mbretit Charles III, Afrika e Jugut i kërkon Britanisë të kthejë diamantin 500-karatësh, “Ylli i Madh i Afrikës”

Dy ditë para kurorëzimit të mbretit Charles III, Afrika e

Ceremonia e kurorëzimit të mbretit britanik Charles III, ktheu sërish në qendër të vëmendjes së opinionit, diamantin më të madh të gdhendur në botë i cili ndodhet në skeptrin mbretëror.

Bëhet fjalë për për diamantin prej 530 karatësh "Ylli i Madh i Afrikës", i cili në oborrin britanik mbërriti 115 vite më parë nga Republika e Afrikës së Jugut.

Afrika e Jugut po bën thirrje që Mbretëria e Bashkuar të kthejë diamantin më të madh në botë, “Ylli i Afrikës”, i cili është vendosur në skeptrin mbretëror që mbreti Charles III do të mbajë në kurorëzimin e tij të shtunën.

Diamanti, i cili peshon 530 karat pas prerjes, u zbulua në Afrikën e Jugut në vitin 1905 dhe iu paraqit monarkisë britanike dy vite më vonë nga qeveria koloniale në vend, e cila në atë kohë ishte nën sundimin britanik.

Diamanti Cullinan iu dorëzua mbretit britanik Edëard VII, djalit të mbretëreshës Viktoria në ditëlindjen e tij të 66-të në vitin 1907.

Ai u gjet në një minierë të Republikës së Afrikës së Jugut ndërsa emrin e mori nga pronari i minierës Thomas Cullinan. Diamanti kishte 3106,75 karat (621,35 gram). Transportimi i tij nga Afrika e Jugut deri në Angli paraqiste problem, kështu që disa detektivë udhëtuan me një anije që supozohej se bartnin diamantin, por guri në anije ishte fals, pasi i vërteti u dërgua në një kuti të thjeshtë me postë në Angli.

Diamanti iu dorëzua mbretit në gjendje të pagdhendur, ndërsa më vonë u thye në nëntë diamantë të gdhendur dhe shumë më të vegjël. Diamanti më i madh i gdhendur u quajt "Ylli i Madh i Afrikës" (Cullian I) me 530.4 karat dhe u vendos në skeptrin e mbretit anglez. Pjesa e dytë më e madhe (Cullinan II) ndodhet në kurorën e mbretit britanik.

Gjatë javëve të fundit është hapur përsëri debati rreth kërkesës së frikanëve të jugut, të cilët kërkojnë kthimin e "Yllit të Madh të Afrikës", për të cilin pretendojnë se oborri mbretëror e mori atë pa pëlqimin e tyre.

Vlera e diamantit "Ylli i Madh i Afrikës" llogaritet të paktën 400 milionë dollarë dhe është një nga xhevahirët më të vlefshëm në thesarin e bizhuterive të oborrit mbretëror britanik.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›