Dy ditë pas përurimit të Berishës epunesimi.gov.al, s’funksionon

Të tjera rreth shkrimit Edhe QKR, 3 ditë pa asnjë shërbim
TIRANE - Dy ditë më parë Kryeministri Berisha së bashku me ministrin e Punës, Spiro Ksera, inauguruan ww.epunësimi.gov.al, ndërsa sot kjo faqe nuk funksionon.
Për këtë projekt, qeverisa suedeze ka dhënë 400 mijë euro ndërsa qeveria jonë shqiptare ka kontribuuar me 100 mijë euro.
Në përurimim e këtij projekti, i cili deri më tani mbetet “i padukshëm” ishte i pransishëm edhe Patrik Svensson - i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Suedisë në Tiranë. Janë mijëra euro të qeverisë suedeze të hedhura dëm, në një projekt të cilin kryeministri e vlerësoi “si një sukses të Shqipërisë dixhitale”, projekt i cili mund të kushtonte shumë më pak e minimumi të funksiononte.
Berisha deklaroi më 26 shkurt se “Që sot çdo qytetar shqiptar, i papunë, i cili kërkon një vend pune, mund të aplikojë në këtë sistem nga celulari apo kompjuteri i tij, theksoi Kryeministri. Por, që sot edhe çdo sipërmarrës shqiptar që ka nevojë për punonjës, për teknik, për inxhinier, për specialist, për ekspert mund të paraqesë kërkesën në portalin e punësimit të kësaj Ministrie dhe në kohë reale mund të gjejë kandidatin më të përshtatshëm për vendin bosh të punës.”
(Ja çfarë shfaqet pasi klikojmë www.epunsimi.gov.al)
MISTER EDHE NE QKR, 3 DITE JASHTE FUNKSIONIT
Të njëjtën rrjedhë ka marrë edhe një nga institucionet më të rëndësishmë siç është Qendra Kombëtare e Regjistrimeve (QKR), ku prej 3 ditësh në mënyrë të mistershme kjo faqe nuk funksionon.
E vetmja përgjigje e kërkesave të shumta të qytetarëve apo bizneseve të cilat duan të kryejnë shërbime në këtë qendër është vetëm një letër e vendosur tek dera e institucionit, të cilën televizioni A1 REPORT! e ka filmuar, e cila tregon se është prishur serveri për arsye të luhatjes së energjisë elektrike. Një institucion i rëndësishëm nuk asnjë një back-up që e ka çdo faqe normale interneti?
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)