Tiranë, sekuestrohen 20 mijë euro false, 4 persona në pranga
TIRANE - Krimi Ekonomik dhe patrullat “Shqiponja” kanë sekuestruar sot një sasi prej 20 mijë euro false ndërsa kanë vënë në pranga disa persona.
Klodian Ceka është arrestuar pasi në kontrollin e ushtruar në një banesë pranë rrugës “Bardhyl” në kryeqytet i është gjetur sasia e lekëve false. Ai akuzohet për falsifikim të kartëmonedhave dhe mashtrim.
Ndërkohë, operacioni vazhdon edhe në rrugën e Elbasanit ku u arrestuan edhe 3 persona të tjerë nën të njëjtën akuzë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)